JOQ Albania
Home

I përdhunuan vajzën me thikë në fyt e ia hodhën të gjallë në det/ Nëna e studentes greke: Do të marr jetën tuaj
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/01/2020 21:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku tij Manolis Koukouras dolë para gjykatës, për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke, Eleni Topaloudi.

Të pranishëm ishin dhe prindërit e ndjerës që u përdhunua dhe më pas u vra. Kujtojmë këtu se kjo ngjarje e rëndë ndodhi në ishullin Rodos në Greqi, nëntorin e vitit 2018.

Sipas mediave greke raportohet se nëna e studentes Eleni Topaloudi ka thënë se do t’i vrasë dy të rinjtë.

Po ashtu me dije bëhet se ajo ka thënë:

Vrasës, unë do të marr jetën tuaj. Ju nuk keni turp. Me thikë në fyt ju e përdhunuat.’’

Shqiptari dhe greku e hodhën studenten në det, pasi e përdhunuan. Por ekspertiza greke zbuloi një detaj të rëndë. Sipas ekperitizës vajza kishte qenë gjallë, kur është hedhur në det nga dy të rinjtë.