JOQ Albania
Home

Denoncimi i fortë: Hajdutët e Rilindjes vijojnë dhe vjedhin ndihmat për të prekurit nga tërmeti
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/01/2020 21:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër denoncim i fortë është publikuar mbrëmjen e sotme nga ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Një qytetar ka shkruar se ndihmat humanitare për të prekurit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit janë vjedhur nga hajdutët e Rilindjes.

Në denoncim thuhet se ndihmat po merren nga drejtuesit lokalë në Bubq dhe në zona të tjera.

Ndërkohë, Berisha shkruan: Denoncohet vjedhja e ndihmave humanitare per te demtuarit nga termeti dhe mbrojtja e hajnave zyrtare nga narkoqeveria!

Denoncuesi gjithashtu thekson edhe se vjedhjet kanë arritur deri te marrja e batanijeve, ku më tej ka denoncuar dhe zyrtarët e Rilindjes për grabitjet.

Denoncimi i qytetarit:

prsh Zoti Berisha duhet te denonconi kete hajduteri te ndihmava ne magazinat ne fushe kruje.bubq dhe ne nikel. kryetari i qendres administrative bubq Qemal daci nje ish kasap ose tregtar i lopeve te vjedhura qe sot ka tjetersuar pronat shteterore tok e livadhe u kap me 700 litra vaj ne shtepi por shkarkimin e tij e ndali z Brace qe ishte i pranishem ne zonen bubq. ne fushe kruje ndihmat jane palestra e shkolles 9 vjecare ku me shperndarjen merret nendrejtoresha e shkolles Anila baku e Lsi bashkeshorte e Astrtit bakut ish drejtor burgjesh etj kjo ju jep nga 2 badanie e njerzit firmosin per 10 badanie e nje liste te pa e marr te plote me ushqime. ndihmat ne veshmbathje te reja jane derguar per shitje ne treg kjo me ndihmen e punonjesit te bashkis Naim loci kusheri i administratorit fushe kruje z ilir loci. ne nikel deputeti z Rrahman rraja ka marre me qera nje magazin shtetasit myslym karaj e ndihmat merren nga shtetasi bari koci e shiten te shumica market ne tapiz e lutfi topallit kurse rrobat ju jepen romeve per treg. me dijeni te kry te njesise administrative nikel Z besnik deliu. pra vjedhje e hapur e ndihmave keta jane fakte te pakundershtueshme.