JOQ Albania
Home

‘Po u bën presion gjyqtarëve dhe prokurorëve’/ Kush po e akuzon Ramën se është koka e ‘KÇK-së’?
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/01/2020 21:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Akuza të rënda janë lëshuar në drejtim të kryeministrit Edi Rama nga sekretari i PD-së për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata. Sipas tij Rama po u bën presion gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ai thotë se koka e 'KÇK' është vetë Rama. Këtë gjë Gjata e ka thënë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në këtë postim, ai ngre pyetjet se ‘Pse Edi Rama u kujtua tani pas dy muajsh prapë për këtë projekt?’ dhe se ‘Pse po u bën presion gjyqtarëve dhe prokurorëve me të ashtuquajturin ligj kundër KÇK??’

Gjata shprehet edhe se duhet të bëhen hetime dhe të merret vendim nga prokuroria për shitblerjen e votave, aferën e Astirit , falsifikimin e dokumentave të tenderit të unazës së re, koncesionet, PPP, pastrimin e parave dhe industrinë marramendëse të drogës në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Prapë KÇK?! Sot, në një ceremoni për 107-vjetorin e krijimit të policisë, Edi Rama solli edhe njëherë në vëmëndje të ashtuquajturin ligj për KÇK. Pa hyrë shumë në përmbajtjen e këtij projekti sa antikushtetues, aq dhe diktatorial(nuk është gjë tjetër, vecse kontroll i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga policia), pasi e kemi bërë dhe do ta trajtojmë përsëri, me të drejtë kujtdo i lindin pyetje: Pse Edi Rama u kujtua tani pas dy muajsh prapë për këtë projekt? Pse po u bën presion gjyqtarëve dhe prokurorëve me të ashtuquajturin ligj kundër KÇK?? Ndërkohë që duhet të bëhen hetime dhe të merret vendim nga prokuroria për shitblerjen e votave, aferën e Astirit(20milion euro/km), falsifikimin e dokumentave të tenderit të unazës së re(17milion euro me një dorë), koncesionet, PPP, pastrimin e parave, industrinë marramendëse të drogës në Shqipëri, etj.,etj.,etj… Fantazma e frikës duket në horizont. Ka një mekanizëm kontrolli për gjykatësit dhe prokurorët, që është VETINGU dhe institucionet e reja të drejtësisë. Ato mund të hetohen nga SPAK, apo të kontrollohen nga KLP dhe KLGJ. Këto organe kanë çdo mekanizëm reagimi ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, që mendohet se janë të korruptuar. Ekzistojnë ligjet për këto çështje. Por problemi qëndron në faktin se koka e KÇK është vetë Rama. Nuk mund të lufojë Rama, Ramën. Shikoni vetëm rastin e kryebashkiakëve të inkriminuar; kush i zgjodhi? Ndaj dhe deri në largimin e tij do të lulëzoj vetëm krimi dhe korrupsioni. Ndaj dhe duhet larguar Rama që të fillojë eleminimi KÇK-s.’’