JOQ Albania
Home

Minë e pa çaktivizuar në Tropojë, qytetari për pak e shkel
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/01/2020 20:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një minë e pa çaktivizuar raportohet të jetë në fshatin Zogaj të Tropojës.

Një qytetar ka denoncuar rastin pranë redaksisë së JOQ Albania, ku shkruan se një banor i zonës ka rrezikuar për pak jetën e tij, pasi ishte gati duke e shkelë.

Më tutje, qytetari ka dërguar edhe fotot ilustruese, të cilat janë shkrepur ditën e sotme.

Ai mendon se mina ndodhet aty për vite të tëra dhe pavarësisht se zona është kontrolluar, sërish duhet parë nëse ka të tjerë.

Gjithsesi, çdo gjë mbetet për tu parë si dhe autoritetet duhet të vijojnë kontrollet e njëpasnjëshme për të parë nëse janë të aktivizuara ose jo.

Qytetari shkruan:

Prsh joq.Kjo foto eshte bere sot ne fshatin Zogaj(Tropoje).Esht nje bomb (mine) e pa caktivizuar.Dhe nje banor i zones rrezikoi sot qe te shkelte ne te.Ju lutem publikojeni.Jo vetem keto ja bera sot. Esht qe ne kohen kur ka qen serbia ketu besoj. E kan kontrolluar gjith vendin por si duket nuk eshte kontrolluar si duhet.