JOQ Albania
Home

‘Në pjesën e poshtme ka qenë e zhveshur, mbathjet i ka pasur të ulura’/ Detaje rrëqethëse nga krimi makabër në Mallakastër
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/01/2020 20:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Krimi makabër që ndodhi në Mallakastër tronditi mbarë opinionin publik. Kujtojmë këtu se Drita Saliaj u vra barbarisht nga tre të rinj.

Njeri prej të rinjve është nipi i burrit të së ndjerës. Dosja e plotë për vrasjen makabre të Drita Saliajt është zbardhur nga Prokuria. Detajet që janë zbuluar nga kjo ngjarje janë rrëqethëse.

Në këtë dosje mes të tjerash bëhet me dije:

Nga këqyrja, nder te tjera, ka rezultuar se, kishte veshur një bluzë me ngjyrë te kuqe, ne pjesën e belit kishte një pulover me ngjyre boje qielli, si dhe ne pjesën e poshtme ka qene e zhveshur. Pantallonat dhe mbathjet kane qene te ulura deri tek kërcinjtë e këmbeve. Duart i ka patur të lidhura nga mbrapa me ane të një shalli najloni me ngjyre qumështi, ndërsa këmbët i ka patur të lidhura me ane të një litari me ngjyrë bojëqielli. Në qafë ka patur të lidhur një peshqir shumëngjyrësh.’’

Kjo ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinionin publik. Kurse së fundmi është thënë dhe se një prej të rinjve mund të ketë përdhunuar të ndjerën Drita Saliaj.

Tre të rinjtë kishin shkuar në shtëpinë e Drita Saliaj për të vjedhur, pasi kishin pasur informacion se ajo kishte shitur një lopë dhe se i kishin nisur para nga Greqia.