JOQ Albania
Home

E rëndë te Liqeni Artificial/ 53-vjeçari shihet në gjendje të rëndë, ndërron jetë në spital
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/01/2020 19:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 53-vjeçar është parë në gjendje të rëndë shëndetësore te "Liqeni Artificial" dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Fatkeqësisht ai nuk ia ka dalë, pasi ka ndërruar jetë.

Nga konstatimet e para, mendohet se 53-vjeçari mund të ketë vdekur si pasojë e një arresti kardiak.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 18:00, pasditen e sotme.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Liqeni Artificial”, disa kalimtarë kanë konstatuar një shtetas rreth 53 vjeç në gjëndje të rënduar shëndetsore, i cili është dërguar me autoambulancë në Spital, prej nga ku ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë. Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.