JOQ Albania
Home

Liqeni i Ohrit është deponi e barkave të vjetra dhe të rrezikshme për mjedisin
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13/01/2020 19:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Anije të vjetra disa dekada, barka me pedale dhe mjete lundruese për turistë që janë prodhuar pa i respektuar standardet themelore ekologjike paraqesin problem për rajonin e Ohrit, i cili nëse nuk zgjidhet tani, në një të ardhme të afërt, mund ta përkeqësojë edhe më shumë situatën me numrin dhe cilësinë e mjeteve lundruese në liqenin e Ohrit, shkruajnë mediat maqedonase.

Praktika tregon se ka nevojë për një sërë ndryshimesh ligjore për të kapërcyer problemet serioze, siç është siguria e përdorimit të barkave me pedale dhe nevoja për kontroll më të madh gjatë importit të mjeteve lundruese anijeve, thotë Goran Ustijanoski, nga kapitenia e porteve të Ohrit.

“Një nga ndryshimet e para që do të bëhen gjatë importit të mjeteve lundruese është të bëhet kufizimi i futjes së këtyre mjeteve sipas kritereve të caktuara siç është mosha e objekteve lundruese dhe të respektohen standardet mjedisore. Mjaft më Liqeni i Ohrit ka qenë vend për skrapin e mjete lundruese”, thotë Ustijanoski.

Ai thekson se po zhvillohen diskutime me Drejtorinë e Doganave për një ndryshim ligjor për të ulur taksën për importet e barkave me vela, por që ato duhet të jenë subjekt i zhdoganimit në pjesën e motorëve për drejtim. Kjo do të ishte në drejtim të stimulimit të nautikëve të lundrojnë me barka me vela, shpjegon kapiteni.

“Sidoqoftë, harmonizimi i legjislacionit këtë vit do të varet nga situata politike në vend me zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në prill, ndërsa problemi me moszbatueshmërinë e disa rregullave evropiane mbi situatën aktuale në të cilën ne veprojmë tani është i madh. Duhet të ketë më shumë pragmatizëm dhe gjërat të zgjidhen më shumë me prakticizëm sesa me teori”, thotë Ustijanoski.

Muajin e kaluar, Ohri u përball me fundosjen e barkës “Lihnida” në Kanalin e Studençicës, kur u derdh një sasi e madhe e naftës. Kjo varkë ishte vetëm një nga të shumtat që e zaptojnë hapësirën e kanalit dhe rrezikojnë drejtpërdrejt mjedisin jetësor, ndërsa mjete të vjetra lundruese mund të gjenden edhe në lokacione tjera përgjatë bregut.