Rrëfimi i trishtë i Hakan Shukur: Erdogan m’i mori të gjitha, prindërit i kam të sëmurë me kancer

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13.01.2020, 17:06

Padyshim që të gjithë e mbajnë mend ish-sulmuesin e Interit, Hakan Shukur, i cili shkroi edhe historinë me Turqinë në vitin 2002, duke u renditur të tretët në Kupën e Botës.

Megjithatë, jeta e tij ka qenë shumë e vështirë pas largimit nga futbolli. Sot, në moshën 48-vjeçare, Hakan Shukur është katandisur si mos më keq. Shkak është bërë një konflik me presidentin Taip Erdogan.

Ish-sulmuesi i doli kundër liderit të Turqisë, dhe kjo gjë duke se i kushtoi shtrenjtë. Ai tashmë ka emigruar në Amerikë, teksa punon si taksist. Në rrëfimin e tij prekës, legjenda e futbollit turk, tregon “masakrën” që i është bërë atij dhe familjes së tij nga Erdogan.

Shukur rrëfen:

Aktualisht jam duke jetuar në Uashington, punoj si taksist. Erdogan mori gjithçka nga unë. Mori të drejtën për të jetuar, punuar dhe shprehur mendimin në vendin tim. Dyqani i gruas sime u shkatërrua nga vandalët, fëmijët e mi bezdiseshin në rrugë. Kam marrë kërcënime pas intervistës që dhashë. Kur u largova në vitin 2015, burgosën babain tim dhe konfiskuan pasurinë time. Prindërit e mi janë të sëmurë me kancer dhe nuk mund të kthehem e t’i takoj. Kur isha anëtar i partisë së Erdogan, Turqia ishte një vend me standardet e Bashkimit Europian dhe kishte shumë financime. Por, politika e Erdogan ka bërë një hap pas dhe është kthyer drejt Lindjes së Mesme.
Grushti i Shtetit në vitin 2016- Askush nuk ka qenë në gjendje të shpjegonte çfarë roli kisha unë. Kam bërë vetëm gjëra në përputhje me ligjin, nuk jam një terrorist apo tradhtar. Adhuroj flamurin dhe vendin tonë”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit