Lajm i keq për Juventusin, Mbrojtësi turk, Merih Demiral, i cili po kalonte një formë të shkëlqyer këtë sezon, ka humbur sezonin.
Ditën e djeshme gjatë ndeshjes me Romën ku shënoi dhe një gol, futbollisti u largua nga fusha e lojës për t’i lënë vendin Matajs De Ligt, për shkak të një dëmtimi të pësuar.
Pas ekzaminimeve të kryera, klubi juventin ka dalë në një komunikatë zyartare, ku thuhet se lojtari do i nënshtrohet një operacioni në gjurin e tij të majtë.
Demiral ka pësuar një thyerje, dhe për këtë arsye ndërhyrja kirurgjikale është e pashmangshme.
Si pasojë e kësaj mbrojtësi turk pritet të mungojë rreth 6 muaj, duke e mbyllur kështu sezonin me Juventusin dhe duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen në EURO 2020 me Turqinë.
Kujtojmë që në ndeshjet e fundit, turku e kishte blinduar vendin e titullarit te bardhezinjtë duke ulur në stol De Ligtin.