Djali shpërndan foto të tij gjatë overdozës me heroinë: Mos u bëni si unë!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2020, 12:28

Një djalë, të cilit iu desh të kthehej sërish në jetë dhe të ndërtonte gjithçka nga e para, ka shpërndarë në rrjetet sociale foto nga momentet kur ka qenën nën dikimin e heroinës. Gjithçka e ka bërë për të paralajmëruar të tjerët, në lidhje me pasojat negative që sjell konsumi i këtyre drogërave.

Grant Clark, nga Huston në Teksas, është betuar dhe po lufton për të ndenjur esëll e për të mos rënë më pre e drogës. Këtë do ta bëjë për t'i dhënë vetes mundësinë për të pasur një jetë më të mirë.

Guy Shares Photo Of Himself Overdosing On Heroin After He Gets Sober As Warning To Others

19-vjeçari punon në dyqanin e nënës së tij me kohë të pjesshme dhe brenda dy javësh do të nisë të shkojë në kolegj. Megjithatë, jeta nuk është treguar dhe aq e mirë me Grant.

Në moshë të vogël ai u bë dëshmitar i abuzimeve fizike të të atit ndaj të ëmës. Ai gjithashtu e tradhtonte gruan në mënyrë të vazhdueshme. Prindërit e Grant u ndanë kur ai ishte vetëm 10 vjeç dhe Grant jetoi me të ëmën, motrën dhe vëllanë, në një shtëpi që u duhej ta ndanin me të tjerët, edhe pse e kishin marrë me qira.

Në moshën 12-vjeçare djali provoi alkoolin për herë të parë dhe shumë shpejt nisi të bëhej përdorues i rregullt i marijuanës. Ai kuptoi se varësia nga lëndët narkotike i jepte atij një lloj lirimi, i largonte ankthin, depresionin dhe dhimbjen. Shumë shpejt ai nisi të eksperimentonte edhe me substanca të tjera narkotike, përfshië opiatet dhe drogërat e rënda.

Kur ishte 13-vjeç provoi për herë të parë kokainën dhe vetëm një vit më vonë heroinën e mjekime kundër dhimbjes, si morfina apo hidrokodoni.

Ai tregon:

U rrita në një situatë shumë të tensionuar. Babai dhunonte time më dhe e tradhtonte atë vazhdimisht. Kur isha i vogël nuk kisha shumë kontakte me tim atë, ndërsa duke u rritur marrëdhënia jonë u forcua më shumë. Ai ndryshoi tej mase, pasi u fut në një qendër rehabilitimi për personat e varur nga alkooli. Me time më kam qenë gjithmonë i lidhur dhe vendosa të qëndroja me të, kur ajo u nda nga babi. Kam një vëlla dhe një motër, me të cilët kam një marrëdhënie shumë të mirë. Kur isha 12 vjeç konsumova alkool për herë të parë. Nuk kam një arsye të mirëfilltë në lidhje me motivin që më çoi drejt konsumit të alkoolit. Ndoshta më bënte të ndihesha mirë. Fillova barin kur isha 12 vjeç. Fillimisht në lagje dhe pas një eksperience të këndshme me alkoolin mendoja se do kisha të njëjtën kënaqësi edhe nga këto substanca që i gjeja lehtësisht. 13 vjeç zbulova kokainën, ndërsa 14 atë që unë e quaja “dashurinë e jetës time”, heroinën”.

Guy Shares Photo Of Himself Overdosing On Heroin After He Gets Sober As Warning To Others

Ai e quante heroinën si një mënyrë të mirë për të përballuar stresin, të cilën e përshkruan edhe si një “batanije të ngrohtë”, me të cilën i largoheshin të gjitha problemet. Brenda shumë pak kohe ai krijoi varësi nga kjo drogë dhe pikërisht atëherë nisën problemet e vërteta.

Djali kaloi pesë herë në overdozë dhe tre herë u shtrua me urgjencë në spital. Ka qenë shumë e vështirë për mjekët ta mbanin në jetë. Herën e fundit që u shtrua, ai ishte pa ndenja për plotë 4 ditë. Trupi nuk i përgjigjej, ndërsa veshkat, mëlçia, zemra dhe aparati i frymëmarrjes thuajse po dorëzoheshin dhe po e linin.

19-vjeçari arriti të mbijetonte, por tashmë e kishte të vështirë të ecte dhe të orientohej me jetën e re që e priste. Kjo eksperiencë pranë vdekjes, ishte si një thirrje e fortë për jetën e tij. Ai deklaroi se duhej t'i jepte forcë vetes dhe të qëndronte esëll, pa asnjë varësi nga lëndët narkotike, ose nuk do të kishte shpëtim.

Kështu, Grant ndryshoi tërësisht mënyrën e të jetuarit dhe tashmë është një njeri krejt tjetër. Ai ka shpërndarë sëfundmi në rrjetet sociale foto të vetes së tij gjatë periudhës kur ishte nën ndikimin e drogës, në mënyrë që të sensibilizojë edhe të rinjtë e tjerë që të tregojnë kujdes dhe të mos e pësojnë si ai.

Guy Shares Photo Of Himself Overdosing On Heroin After He Gets Sober As Warning To Others

***

Burim: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit