I riu kuksian publikon videon rrëqethëse nga kamioni për në Angli: Gati sa s’po na pushon zemra nga i ftohti i madh

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.01.2020, 00:02

Papunësia, varfëria, pabarazia sociale, keqqeverisja, mundësitë e limituara të punësimit dhe korrupsioni i manifestuar thuajse në çdo fushë të jetës në Shqipëri, kanë detyruar mijëra të rinj shqiptarë të largohen masivisht nga vendi, për t'iu drejtuar shteteve perëndimore për një jetë më të mirë.

Destinacioni i preferuar i të rinjve shqiptarë mbetet Mbretëria e Bashkuar.

Së fundmi, një i ri shqiptar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon si ai dhe miqtë e tij rrezikojnë seriozisht jetët e tyre për të shkuar në mënyrë ilegale drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Të rinjtë kuksianë kanë udhëtuar nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar të fshehur në shasinë e kamionit.

Personi që dërgoi videon shprehet se kanë ndërmarrë një udhëtim shumë të rrezikshëm dhe në një natë shumtë të ftohtë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre.

Mesazhi i plotë:

Prsh joq, keto jan vuajtjet per te mberritur ne angli, duke rrezikur jeten ne shasi te kamjonit per nje jete sa me te mir. Jemi nga ga franca ne nje udhetim teper te rezikshem dhe nje nat shum e ftohet nga momenti ne moment per te pushu zemra nga nje teftohet shum i madh respekte djemve kuksit qe kane nje guxim shum te madh. Faleminderit"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit