Manchester City është rikthyer më fuqishëm se kurrë në Premier League. "Qytetarët" kanë mposhtur me rezultat të thellë 1-6 Aston Villan në transfertë, në ndeshjen e javëssë 22-të të Premier Leagues.
Skuadra e Pep Guardiolas ishte e papërmbajtshme në këtë ndeshje, madje duke shënuar katër gola që në pjesën e parë.
Riyah Mahrez me dy gola, Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus, u kujdesën që Manchester City të shkonte në pushimin e pjesës së parë me epërsi 0-4.
Në pjesën e dytë, Manchester City shënoi edhe dy herë me anë të Sergio Agueros, për 0-6.
E vetmja gjë që bënë vendasit në këtë ndeshje, ishte ai gol në minutat e fundit të ndeshjes i shënuar nëpërmjet Anwar El Ghazi, për 1-6, që vulosi dhe sfidën.