Padyshim që Interi duhet t’i falet Samir Handanovicit për barazimin e arritur mbrëmjen e djeshme ndaj Atalantës në ‘San Siro’.
Zikaltërit barazuan 1-1 para 70 mijë tifozëve me Atalantën në shtëpi, në kryendeshjen e javës së 18-të në Serie A.
Lautaro Martinez kaloi fillimisht Interin në epërsi zilaltërit në minutën e 3’, para se Atalanta të barazonte në pjesën e dytë me anë të Gosens.
Në minutën e 88’, Interin nga humbja e shpëtoi portieri Samir Handanovic, i cili priti penalltinë e Lucas Muriel.
Me një gjakftohtësi të admirueshme, slloveni u tregua i jashtëzakonshëm duke fituar duartrokitjet e gjithë stadiumit.
#Handanovic salvou a #Inter. #InterAtalanta #SerieA pic.twitter.com/IiEzeo89ud
— Andersinho Marques (@Andersinho_ITA) January 11, 2020