E helmoi shoku i punës, vdes pas 3 vitesh agonie në koma 26-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2020, 12:47

Pas plot 3 vitesh në koma ai nuk mundi t’ia dalë. Një 26-vjeçar gjerman i cili u helmua nga kolegu i tij i punës duke i hedhur acetat plumbi në sanduiç, vdiq pas tri vitesh në gjendje kome.

Pas vdekjes, “gjykata vendosi, me kërkesën e prokurorëve, që trupi t’i nënshtrohej autopsisë”, në rast të hapjes së një procesi gjyqësor të ri. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i gjykatës Bielefeld, Guiskard Eisenberg.

Autori i helmimit, 57 vjeçari Klaus O., u arrestua në flagrancë në vitin 2018, ndërsa përpiqej të përsëriste operacionin në dëm të kolegëve të tjerë në fabrikën e bojërave në Schloss Holte-Stukenbrock. Vitin e kaluar ai u dënua me burg të përjetshëm për vrasje në tentativë.

Menjëherë pasi hëngri sanduiçin, 26-vjeçari kishte filluar të kishte dhimbje stomaku. Gjendja e tij ishte përkeqësuar deri në atë pikë sa të kërkonte transport urgjent për në spital, ku mbeti në gjendje kome deri në ditën e vdekjes.

Me gjithë kujdesin e personelit shëndetësor, i riu në kushte jashtëzakonisht të rënda, humbi jetën pas një agonie të gjatë. Autori i vrasjes së tij, 57-vjeçari i njohur me emrin Klaus O., tashmë është pas hekurave.

Pas asaj që ndodhi në vitin 2016, hetuesit kishin filluar menjëherë hetimet, duke arritur te fajtori falë pamjeve të kamerave të sigurisë. Në video, hetuesit kishin parë qartë 57-vjeçarin duke marrë drekën e kolegut të tij për të hedhur më pas helmin vdekjeprurës brenda.

Oficerët e policisë zgjeruan hetimet edhe për vdekje të tjera të dyshimta dhe të parakohshme që kishin ndodhur tek punëtorët e së njëjtës kompani. Vdekjet që të gjitha dyshohet se ishin shkaktuar nga helmimi i metalit.

Sipas mediave gjermane, të paktën 21 punëtorë të tjerë vdiqën nga shkaqet e veshkave, sulmet në zemër ose tumoret që mund të ishin shkaktuar nga substancat e administruara nga Klaus O.

Acetati i plumbit është një substancë shumë toksike dhe pothuajse pa shije që dëmton rëndë organet.

***

Burim: TgCom|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit