Anije ushtarake apo jaht superluksoz? Kjo është “bisha” e fundit që do të pushtojë ujërat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2020, 07:58

Në dete e oqeane qarkullojnë shumë superjahte, të cilët çdo vit përmirësohen. Vetëm pak ditë pasi arkitektja italiane e mjeteve lundruese, Elena Nappi, zbuloi projektin e saj të një jahti që shndërrohet në një nëndetëse, një tjetër projekt i jashtëzakonshëm është zbuluar.

Kompania e projektimit të jahteve me bazë në Milano, ka zbuluar planet për megajahtin e frymëzuar nga anijet luftarake, si dhe nga anijet kozmike. I njohur si “Project Centauro”, jahti mbi 100 metra, duket si një ndërthurje mes anijeve luftarake dhe atyre kozmike, me një teknologji super të avancuar.

“Project Centauro” mund të mbajë deri në 14 persona, me pishinë, një zonë për uljen e helikopterit, zonë për zhytje, xhakuzi, klub veror të frymëzuar nga tempujt e lashtësisë. Ndërkohë, dy motorët i mundësojnë këtij jahti të lëvizë me një shpejtësi deri në 23 milje në orë.

Megjithatë, aktualisht “Centauro” mbetet në fazën e projektimit dhe ekipi nga Officina Armare thonë se do të duhet të paktën dy vite për të ndërtuar këtë jaht që duket sikur vjen nga hapësira. Edhe për çmimin e tij është ende herët, pasi brendësia e tij do të jetë e bazuar te prefencat e blerësit.

***

Burim: CNN|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit