Shqipëria ka arritur dot të shkojë në finale në ndeshjen e bamirësisë kundër Italisë që po zhvillohet aktualisht në "Air Albania" stadium në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
Fillimisht ishte Esposito ai që kaloi Italinë në avantazh dhe më pas barazoi Bogdani në fundin e ndeshjes, duke e mbyllur ndeshjen 1-1 dhe duke shkuar te penalltitë.
Ndërkohë që italianët triumfuan me penallti 3-2. Për kuqezinjtë gaboi Klodian Duro. Italia shkon kështu në finale dhe pret kundërshtarin që do dalë nga çifti Greqi-Turqi.
Formacioni i Shqipërisë:
Strakosha (Beqaj), Curri, Hasi, Dallku, Dede, Lala (Jupi), Skela, Murati (Duro), Shaqiri, Rraklli (Bushi), Tare (Bogdani). Trajner: Ilir Shulku.