Yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të luajnë sonte në mbrëmje mes tyre sot me nisje në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania” një ndeshje me qëllime bamirësie.
Para startit të kësaj ndeshjeje, yjet e grumbulluar për këtë sfidë miqësore, kanë shkuar të vizitojnë zonat e prekura nga tërmeti.
Në një autobus kanë udhëtuar ish-lojtarët e Kombëtares, të cilët kanë kujtuar kohët e vjetra, teksa nuk kanë munguar as batutat.
Altin Rrakli dhe Klodian Duro ishin ata që kanë shkëmbyer batuta mes tyre për numrin 10. Kujtojmë që lojtarët kishin “rivalitet” për këtë numër në fanellë.
Për më tepër ndiqni videon: