Prej disa kohësh, Granit Xhaka po lidhet shpesh me një largim të mundshëm nga Arsenali, për t’u rikthyer në Bundesligën gjermane.
Është skuadra e Hertha Berlin ajo që thuhet të kishte siguruar një marrëveshje me lojtarin, por me ndryshimin e trajnerit te Arsenalit, duket se ka ndryshuar edhe situata e Xhakës.
Mediat britanike raportojnë se Mikel Arteta i ka thënë Xhakës që është gati ta përkrahë atë në rrugëtimin e tij te kjo skuadër.
Trajneri spanjoll beson se ish kapiteni i Arsenal është një lojtar shumë i mirë, dhe mund ta shijojë lojën nën urdhrat e tij.
Problemet e Xhakës me Arsenalin duket se kanë kaluar dhe lojtari do të qëndrojë tek Arsenali, për të luajtur nën urdhrat e Artetës.