Caldara te Atalanta dhe Simon Kjaer te Milani. Ky është akordi i fundit që kanë arritur dy klubet e Serisë A, për të shkëmbyer mes tyre lojtarët repartit të mbrojtjes.
Kështu, Kaldara do largohet nga Milani pasi nuk po luan fare dhe ka arritur akordin me klubin e Atalantës, ku do të transferohet në formë huazimi për 18 muaj, me të drejtë blerje për 15 milionë euro.
Tek Milani ndërkohë do të transferohet danezi Simon Kjaer, i cili është pjesë e Atalantës, por nuk arriti të përshtatej te skuadra e Gasperinit.
Caldara pritet të kryejë ditën e nesërme vizitat mjekësore, për t’u bashkuar me ish-skuadrën, ku pritet të jetë partner në repartin e mbrojtjes me futbollistin e Kombëtares, Berat Gjimshiti.
Nga ana tjetër shumë shpejt pritet edhe kalimi i Kjaer te Milani ku do shtonte eksperiencën në radhët e kuqezinjve.