JOQ Albania
Home

PROTESTË në 6/ I riu i bën thirrje popullit: Jemi të vuajtur, s’ka më vend per tolerime!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10/01/2020 19:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Padrejtësitë që bëhen mbi kurrizin e shqiptarëve janë të pafundme, ama reagimi i këtyre të fundit është pothuajse inekzistent. Në këtë vend kaq të vogël, populli ngrihet të protestojë vetëm kur një parti i thërret, duke i shërbyer kështu përsëri një grupi të vogël personash.

Ama vjen një ditë kur të gjithë popullit mund t’i ‘soset’ durimi nga premtimet e pambajtura dhe gjendja e vështirë në të cilën ndodhen.

Një qytetar përmes redaksisë së JOQ ALBANIA, i bën thirrje gjithë shqiptarëve, kudo që janë të bashkohen në një protestë kundër këtyre padrejtësive që po largojnë dita ditës mijëra bashkëkombas.

Ai cakton ditën e nesërme ora 18:00 si kohën kur të gjithë ata që e duan Shqipërinë të mblidhen përpara Kryeministrisë, për t'i treguar vendin të gjithë kësaj klase politike.

Thirrja e tij ka të bëjë më tepër edhe me ndërgjgjësimin e shqiptarëve, të cilët shihet të mbushin plot kafenetë edhe playstation-at, por kurrë sheshet për një vend më të mirë dhe drejt Europës.

Thirrja e të riut:

TE SHTUNEN TE SHESHI NE OREN 18:00 PERBALL KRYEMINISTRISE Hajde çohemi o popull tprotestojm per tdrejtat tona, per taksat e larta dhe rrogat e vogla, per korrupsionin e nivelit me te larte ne europe Hajde te mblidhemi tgjith bashk per her te par ti lejm partit dhe bindjet partiake. Ti tregojme qeverise dhe tgjith plehrave deputet qe Shqiperia nuk duron me. Shqiptaret jan shum te vuajtur , nuk ka me vend per tolerime. Çohu o rini lerini llotot , playstation-at, kafenet dhe cdo gje tjeter te pavler . Ta bejme Shqiperine vend me standarte Europiane. Ku jan gangsterrat qe zihen per motive te dobeta?? KUSH ESHT GANGSTERR TDALI ATY PROTEST TI TREGOJ EDI RAMES , SALI BERISHES,LULZIM BASHES,ILIR METES QE ME POPULLIN NUK ABUZOHET ME POPULLIN NUK BOHEN LOJRA ME POPULLIN ESHT SI TE LUASH ME ZJARRIN. JU LUTEM TE GJITHEVE TE NDERGJEGJËSOHEMI DHE TBEJM NDRYSHIM #bashkohu #tethurimshpresen."