Statistikat/ Thyhet çdo rekord! Sulmi i qeverisë rendit JOQ ALBANIA të parën në Shqipëri

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.01.2020, 21:47

Gjithçka lindi disa vite më parë nga dëshira e madhe për të qenë krah popullit shqiptar, për t’ju gjendur pranë e për të dëgjuar zërin e shtypur të gjithsecilit prej shqiptarëve dhe kjo u shpërblye në mënyrën më falënderuese. Ju na dhatë besimin tuaj dhe ne u bëmë zëri juaj!

JOQ ALBANIA, media e renditur në vend të parë në Facebook për vitin 2019

Një formuese gjithëpërfshirëse kombëtare e krijuar nga shqetësimet, problemet, gëzimet, humori dhe kërkesat tuaja për ndihmë. Është ky përkufizimi i medias ku bashkohen shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e atyre që jetojnë jashtë trojeve shqiptare dhe na gjenden afër me mbështetjen e tyre të pakufishme, pavarësisht kilometrave.

Një prej shifrave më të larta të arritura në mënyrë organike në kohë reale në Google Analytics përsa i përket klikimeve

Keni qenë, jeni dhe do të jeni e drejta për ne, sepse zëri i popullit është më i fuqishmi, pavarësisht padrejtësive të evoluuara ndër vite nga qeverisja, e cila ka tentuar të shuajë çdo shkëndijë që tentonte të ndizte zjarr në shpirtin e shqiptarëve.

Asgjë nuk na ka ndalur në vijimin e punës tonë, jemi ngritur lart akoma, madje edhe më të fortë pavarësisht sulmeve të qeverisë në tentativë e sipër për të na demoralizuar e për t’u gjunjëzuar ashtu siç janë shitur shumë kolegë tanët.

Mbi 2.8 milionë përshtypje përgjatë një jave

Vetëm falë jush, zgjedhjes dhe besimit tuaj, media e shqiptarëve qëndron e pavarur dhe renditet e para në trojet shqiptare përsa i përket shikueshmërisë në të gjitha rrjetet sociale.

Me mbi 2 milion pëlqime në Facebook dhe mbi 1 milion ndjekës në Instagram, JOQ qëndron e fortë dhe e palëkundur, e pacënueshme ndaj çdo presioni qeveritar apo këlyshëve të tij.

Mbi 1 milion ndjekës në Instagram, mbi 2.7 milionë vizita në profil

Qëllimi i këtij artikulli është falenderimi i çdo ndjekësi ose jo të JOQ, atyre që na shkruajnë në çdo sekond të ditës dhe atyre që për shkak të frikës të pushtetit na dërgojnë materiale duke na kërkuar t’i ruajmë privatësinë.

Statistikat e renditjes/ Lider në Shqipëri dhe Kosovë

Ju jeni forca jonë dhe kjo do qëndrojë gjithnjë, sepse JOQ është media juaj, ju jeni ata që i jepni kuptim emrit tonë!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit