Para pak vitesh, Hachim Mastour ishte një nga talentët më të mëdhenj në botë. I rritur në akademinë e Milanit, ai debutoi shumë shpejt me kuqezinjtë dhe shihej si një nga lojtarët më premtues.
Megjithatë, karriera e tij mori një kthesë të jashtëzakonshme. Pas huazimeve të shumta në Holandë dhe në Greqi sezonin e kaluar, tashmë, 21-vjeçari është rikthyer sërish në Itali ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin e Regginas, por edhe aty duket se nuk e duan më, ndaj duan ta largojnë.
Faqja e njohur "Albania Team" në Facebook shkruan se Mastour i është propozuar Partizanit nga një menaxher italian, por të kuqtë janë stepur nga fakti që ai nuk ka luajtur asnjë minutë për klubin e Reggina në Serie C.
Kujtojmë që Mastour, kur ishte 14 vjeç ngjalli interesimin e shumë klubeve të mëdha si Juve, Barcelona, City dhe Real Madrid, ndërsa tani nuk e duan as në Superligën shqiptare...