Sot në mbrëmje, Barcelona luan në Arabinë Saudite ndaj Atletico Madridit ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Spanjës
Por, katalanasit kanë kaluar disa peripeci para sfidës, teksa mbrëmjen e djeshme autobusi i tyre ka humbur orientimin duke humbur rrugën për në stadium dhe më pas ka ngecur në trafikun e rënduar të Arabisë Saudite.
Në këtë formë, trajneri Ernesto Valverde dhe Busketsit iu deshën të paraqiteshin me vonesë në konferencën e shtypit.
Ndërkohë, tekniku katalanas e mori me humor të gjithë rrëmujën e krijuar ndërsa në konferencë u shpreh se tashmë me siguri që e njohin më mirë qytetin, duke iu referuar xhiros së tejzgjatur në rrugët e tij.