Përveç talentit të madh që posedon, Paul Pogba njihet nga të gjithë edhe si një futbollist rebel dhe shpesh herë i padisiplinuar.
Prej kohësh francezi po përflitet për një kalim në kampionatin spanjoll të futbollit.
Mesfushori i Manchester United është i pa kënaqur “Old Trafford” dhe dëshiron të ndërroi ambient qoftë edhe në këtë merkato janari.
Klubi më i interesuar për të mbërritur tek mesfushori francez është Real Madrid. Ndërkohë, Pogba në një video shfaqet me fanellën e Valencias.
Kampioni i botës në fuqi ndodhet për momentin i dëmtuar dhe shikohet që kryen ushtrime të specializuara.
Ende nuk dihet arsyeja pse Pogba e mban veshur atë fanellë...