Zlatan Ibrahimoviç duket se vetëm ka hapur serinë e transferimeve te skuadra e Milanit në këtë merkato janari.
Klubi kuqezi po punon fort për të siguruar futbollistë të tjerë, të cilët do ndihmojnë që skuadra të ngrihet në pjesën e dytë të sezonit.
Së fundmi “Sport Mediaset”,raporton se Milani ka hedhur sytë nga rivalët e Interit, për të siguruar një lojtar për krahët e sulmit, pas largimit të mundshëm të Borinit.
Mateo Politano është ai që Boban dhe Maldini kanë vënë në shënjestër dhe pritet të bëhen lëvizjet e duhura për ta afruar në kampin kuqezi.
26-vjeçari këtë sezon ka luajtur 14 ndeshje në kampionat dhe Champions, por nuk ka shënuar asnjë gol, madje nuk ka dhuruar asnjë asist.
Paratë janë problem për Milanin, pasi Interi nuk do ta shiste lojtarin pa 30-35 milionë euro, por mesa duket drejtuesit kuqezinj mund ta bëjnë një sforco.