Që Toni Kross është ekspert i goditjeve standarte kjo dihet tashmë, por sot, mesfushori i Real Madridit ka shënuar një gol të rrallë.
Ekipi i drejtuar nga Zidane ka kaluar në avantazh në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Valencias që po luhet aktualisht në Arabinë Saudite.
Në minutën e 16-të, ka qenë pikërisht gjermani, ai i cili ka kaluar në avantazh “Los Blancos”.
Kross ka realizuar një magji, teksa ka shënuar direkt nga goditja e këndit, duke befasuar në maksimum portierin e Valencias.
Ndiqeni: