Ndër vite, është besuar se pastrimi i qyteteve nga mbetjet urbane është një nga mënyrat më efikase ku lidhja qeveri-korrupsion kalon “e purifikuar”. E thënë kjo pasi, kjo lloj “faljeje” fondesh publike të jep përshtypjen sikur është një prej më “të pastrave”, gjykuar nga vetë objekti i tenderit për të cilën hapet.
Një hije e tillë i vishet Eco Tirana, kompanisë së krijuar nga Bashkia e Tiranës, e cila funksionon si “telefon i prishur” i tenderave të dhuruara kompanive private ku nga pas qëndron Bashkia. Kompania “maskë” e krijuar në vitin 2016, përbëhet nga një kapital aksioner i përbashkët mes Bashkisë së Veronës dhe asaj të Tiranës. 51% të aksioneve të së cilës i zotëron Bashkia e Tiranës dhe 49% të tyre janë në pronësi të Holding AGSM Albania (kjo e fundit është në pronësi 75% nga AGSM Verona dhe 25% nga Amia Verona).
Kompania, e cila me prezantimin propagandistik të Veliajt do të sillte shpëtimin e kryeqytetit nga plehrat...
Në 18 muajt parë të krijimit, Eco Tirana kishte në menaxhim një fond prej 2.5 milionë eurosh, ku 10% e këtij fondi do të shtohej për të mundësuar mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, një dështim i suksesshëm i implementuar në kryeqytet. Open Data rartonte në atë kohë se në vetëm 5 javë, konkretisht në muajin e fushatës zgjedhore, qershor dhe një tender në muajin korrik, Veliaj i ka dhënë kësaj kompanie gjashtë tendera me një vlerë prej 1.5 miliardë lekësh. Pagesat janë kryer për shërbimin e pastrimit të kryeqytetit. Tenderat ndahen në llokma të mëdha parash, një tender kap vlerën e deri 350 milionë lekëve, të tjerë 300 milionë a edhe 200 milionë lekë. Të gjitha pagesat janë kryer në muajin qershor dhe vetëm një tender rezulton të jenë paguar në javën e parë të muajit korrik. Ky është vijimi i rasteve korruptive, ku Veliaj i akordon kësaj kompanie miliona para prej disa vitesh, duke majmur xhepat e tij dhe ortakëve pranë tij.
Pavarësisht se shqiptarët paguajnë taksa të “tharta” për pastrimin që u faturohet në biznese, taksat e tyre vilen edhe për këtë kompani të krijuar nga Bashkia, që financohet drejtpërdrejt nga xhepat e tyre për shërbimet klienteliste të kompanive private të cilave u besohen tenderat.
“Vjelje pa frute” për qytetarët është rasti i skemës së përdorur nga Bashkia nëpërmjet kompanisë së saj. Tirana vijon të mbetet qyteti më i ndotur i Shqipërisë, një panoramë e “shijuar” nga të gjithë qytetarët vetëm me një endje ditore në rrugët e kryeqytetit.
Kështu, kryebashkiaku mendoi që disa ditë para Vitit të Ri të luante në prapaskenë “Grinch-in” personazhin që simbolizon vjedhjen e qytetarëve, jo Babagjyshin që shfaqet në kronikat e tij televizive, e t’u rrëmbente shqiptarëve edhe ato pak të ardhura, me një tender multimilionësh.
Bëhet fjalë pikërisht për një tender me objekt kontrate marrëveshje kuadër për “Pjesë këmbimi origjinale për mjetet e pastrimit” të lëshuar nga Eco Tirana me vlerë 17,677,896 lekë të reja me TVSH, ose me përafërsi rreth 176 milionë lekë të vjetra.
PROCEDURË_e_HAPUR_MALLRA Pjese kembimi origjinale mjete
Fitues i këtij tenderi është shpallur kompania Power Industries sh.p.k, një prej më të favorizuarave të disa tenderave të kripur të lëshuar nga Institucione të rëndësishme të Shqipërisë, nisur nga UKT, AAC e duke përfunduar tek ARRSH.
Maskimi i Bashkisë me Eco Tirana, ka shpërblyer disa prej klientëve më besnikë, përfitues të mbi 20 milion euro tendera, të dhënë për disa kompani private, mes të cilave edhe e “preferuara”, Fusha Sh.p.k. dhe jo vetëm.
Disa prej tenderave të shumtë të dhënë nga “Eco Tirana”