Barcelona ndodhet në Arabinë Saudite ku nesër do të zhvillojë ndeshjen ndaj Atletiko Madridit, e vlefshme për gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës.
Mediat iberike raportojnë se klubi katalanas ka filluar të ndjejë tensionin mes SHBA-ve dhe Iranit.
Ekipi i sigurisë së klubit bleugrana është duke e monitoruar situatën dhe ka marrë masat e duhura.
Kujtojmë që sot Irani i sulmoi me raketa dy baza ushtarake të SHBA-së në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Qasem Soleimanit.
Barcelona arriti në Jeddah ditën e djeshme dhe do të përballet nesër me Atletiko Madridin...