Naymer është padyshim një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Ndaj brazilianit ka një interesim të vazhdueshëm nga Real Madridi, Barcelona apo edhe Juventusi në Serinë A.
Megjithatë, ka qënë vetë Neymar, i cili në një rrëfim të gjatë për “Globoesporte” ka bërë “lëmsh” gjithë merkaton.
Braziliani rrëfeu se do të dëshironte të luante përkrah legjendave si Zinedine Zidane dhe Romario, teksa ka pohuar se kërkon të luajë të paktën një herë me Zlatan Ibrahimovic, duke i shkelur në këtë mënyrë syrin Milanit.
Ai tha:
Kuqezinjtë po ndryshojnë pronar dhe pritet të bëjnë investime të rëndësishme së shpejti, ndaj ardhja e Neymar do ishte një mundësi.
Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, Bernard Arnault, pronar i Louis Vuitton dhe i shumë bizneseve të tjera mund të blejë aksionet e kuqezinjve dhe natyrisht investimet do ishin të fuqishme.