Pavarësisht se të gjithë e duan, sidomos Real Madridi, duket se Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend ta shesë Kylian Mbappenë.
E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se kampionët e Francës kanë filluar kontaket për vazhdimin e kontratës me 20-vjeçarin.
Drejtori i klubit, Leonardo është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Mbappesë në mënyrë që të konfirmojë të ardhmen e tij në Parc des Princes.
Mbappe së fundmi është kërkuar vazhdimisht nga Real Madrid, por mesa duket e ardhmja e tij do të jetë edhe për disa vite të tjera në Paris.
Kontrata e re ka si synim ta shndërojë francezin në një nga futbollistët më të paguar në botë.