Padyshim që Marash Kumbulla është duke kaluar një nga sezonet më të mira të karrierës së tij, pasi po luan si titullar me fanellën e Veronës në Serinë A.
Kjo ka bërë që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të përfundojë në “lupen” shumë ekipeve të njohura eurpiane, që janë gati të “rrëmbejnë” lojtarin nga momenti në moment.
Së fundmi, “Sky Sport”, raporton se Interi tashmë është futur në garë dhe është favorit për të nënshkruar me Kumbullën.
Zikaltrit mësohet se kanë gjetur formulën për të transferuar lojtarin në qershor.
Drejtuesit e Interit kanë vendosur të transferojnë që në janar te Verona Federiko Dimarkon, për të prenotuar afrimin e Kumbullës në verë.
Skema me tre mbrojtës që luan Verona ka bërë që Kumbulla të jetë deçiziv dhe t’i japë atij mundësinë që të mësohet me një modul, të cilin Konte e ka të preferuar.