Liverpooli është momentalisht klubi më i fortë në botë, pasi nuk po di të ndalet së fituari në të gjitha kompeticionet ku garon.
Klubi anglez, së fundmi, vendosi edhe një rekord të ri me kontratën e sponsorizmit të fanellës.
Kampionët e Europës do të fitojnë mbi 90 milionë euro në sezon, por rekordin botëror e mban Barcelona.
Klubi njoftoi zyrtarisht marrëveshjen me kompaninë amerikane Nike, më e madhja në botë për veshjet sportive, një akord që arrin në 80 milionë sterlina, apo 94 milionë euro në sezon.
Megjithatë, pavarësisht se të kuqtë dolën në vend të parë në Angli, rekordin botëror vazhdon ta ketë Barcelona, me kontratë mbi 100 milionë euro në sezon, po me Nike.