Po i jepnin lamtumirën zjarrfikësit, vajza e tij e vogël prek zemrat e të gjithëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2020, 12:15

Teksa lotët rridhnin në sytë e të gjithëve në Kishë, një vajzë e vogël e guximshme i ktheu buzëqeshjen me veprimin e saj. Charlotte O’Dwyer është shumë e re për të kuptuar se nuk do ta shohë më kurrë babain e saj Andrew. Ai nuk do të jetë pranë saj në ditën e parë apo të fundit të shkollës, as të ecë me të drejt altarit në ditën e martesës.

Vogëlushja do të rritet pa babain, për të cilin të gjithë njerëzit do t'i thonë se ishte hero. 36-vjeçari zjarrfikës dhe kolegu i tij Geoffrey Keaton u vranë më 19 dhjetor, kur automjeti në të cilin ndodheshin u rrotullua dhe u përplas me një pemë. Ata kishin shkuar për të luftuar zjarret në Buxton, në jug të Sidneit.

Ndërsa të tjerët po dëgjonin për përpjekjet heroike të zotit O’Dwyer në atë natë fatale, Charlotta e vogël mori helmetën e babait dhe pranoi një medalje të shërbimit RFS, të cilën e kishte marrë pas vdekjes. Pak minuta më vonë, ajo u ul në tokë, poshtë arkivolit të babait duke ngrënë një pako patatina e duke sjellë buzëqeshje në fytyrat e të tjerëve.

Pafajësia e saj ktheu buzëqeshjen tek të tjerët që harruan për disa çaste pikëllimin. Babai i saj dhe mijëra zjarrfikës të tjerë kanë luftuar shumë gjatë muajve të fundit për të mbrojtur Australinë nga zjarret.

***

Burim: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit