Sherri në Tiranë: Më bulluan motrën për defektin në hundë, shkova për t’u sqaruar si njeri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.01.2020, 22:04

Mbrëmjen e sotme, në redaksinë e JOQ Albania mbërriti një video, që tregonte sherrin mes disa vajzave në një park në zonën e Kinostudios.

Në videon e dërguar nga një qytetar, shiheshin dy vajza që ishin kapur prej flokësh, ndërkohë ngjarja ndodhi sot pasdite, rreth orës 16:00.

Pas disa momentesh, disa kalimtarë ndëhynë, duke bërë të mundur shuarjen e konfliktit mes tyre.

Së fundmi, në lidhje me videon e sherrit, ka reaguar edhe një nga vajzat e përfshira në konflikt.

Përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, ajo ka treguar versionin e saj të ngjarjes.

Vajza shprehet se sherri ka ndodhur rastësisht, teksa ajo kishte shkuar për t'u sqaruar njerëzisht me motrën e një vajze, e cila i kishte bullizuar të motrën në shkollë.

Ajo shprehet se në sqarim e sipër, motra e vajzës bullizuese ka tentuar ta godasë, por ajo vetëm sa është vetëmbrojtur.

E reja shkruan se motra e saj 13-vjeçare, është bullizuar prej kohësh në shkollë për shkak të një problemi estetikë.

Motra e 13-vjeçares sqaron që familja e saj dhe e vajzës që u përfshi në sherr, i janë drejtuar Rajonit të Policisë, pasi ky problem nuk mund të zgjidhet ndryshe.

Më tej, ajo tregon se e motra e mitur vinte në shtëpi e dëshpëruar, pasi e bullizonin në shkollë, duke e bërë të ndihej keq.

Ajo që duhet theksuar në lidhje me këtë rast është se fenomeni i bullizmit ka marrë një përhapje të frikshme në Shqipëri, sidomos në ambientet shkollore, ku edhe manifestohet masivisht si dukuri.

Adoleshentët e bulluar sistematikisht, kanë prirje për t'u mbyllur në vetvete dhe nuk i tregojnë askujt se çfarë ndodh në shkollë.

Ky fenomen rrezikon që të shkaktojë dëme të mëdha psikologjike tek adoleshentët e bulluar, të cilat mund të ndikojnë negativisht në të ardhmen e tyre.

Ndonëse janë marrë nisma sensibilizuese për parandalimin e këtij fenomeni, në shumicën e rasteve nga vetë nxënësit, kjo formë e ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike vijon të jetë e pranishme në shkollat tona.

Pyetja që të gjithë do të ngrinin me të drejtë për këtë rast është: Si e justifikojnë rrogën psikologët e shkollave, kur dita-ditës ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i përhapur në institucionet arsimore në Shqipëri?

Mesazhi i plotë:

Pershendetje.Ne ate videon qe ju keni postuar, dua tju sqaroj se sherri ka ndodhur rastesisht kur un shkova per te takuar dhe sqaruar live si njerez te civilizuar , vajzen ne video motra e seciles ka bullizuar motren time ne shkolle , nderkoh qe familja ime dhe familja e saj i jan drejtuar rajonit se ndryshe nuk zgjidhej ky problem. Ne sqarim e siper vajza ne video ka tentuar tme gjuaj dhe sigurisht qe un jam vetmbrojtur me cdo mundesi. Sherri eshte bere per vajza te mitura , motra ime eshte bullizuar ne shkolle duke qen se kane filluar te futen ne periudhen e adoleshences , motra ime eshte vetem 13 vjec dhe nuk ka pasur asnje mundesi tju kthehet ne shkolle. Ka ardhur ne shtepi me nje deshperim qe vetem nese do te ishit ne shtepine tone do mund ta shikonit. Dhe un duke qen se skam mundur te jem aty se jam ne angazhimet e mia shkollore i kerkova motres se vajzes tjeter te takohemi dhe te sqarojme muhabetin sepse eshte histori e perseritur. Nuk eshte hera e pare qe motren time e bejne te ndihet ne kete menyre. Dhe prindrit e mi jan jasht mase te shqetsuar aq sa e kan cuar muhabetin ne polici. Gjithsesi, e takova vajzen dhe qetsisht po i shpjegoja muhbetin dhe si pa pritur vajza zgjati duart dhe u perpoq tme gjuante. Aty un kam qen ne nje moment qe askush sdo donte te ishte, por cdo gje ndodhi papritur dhe video eshte kapur nga personat ne moment dhe keqkuptuar komplet. Motren e bullizonin per pamjen estetike. Ajo ka nje defekt ne hunde dhe ja vinin ne dukje gjithe kohes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit