Ardhja e Zlatan Ibrahimovic ka shtuar ndjeshëm konkurencën në radhët e Milanit, sidomos në repartin e sulmit. Klubi kuqezi, duke parë këtë situatë, duket se ka vendosur të nxjerrë në shitje, sulmuesin Kristof Piatek.
“Milan News” raporton se kuqezinjtë i kanë vendosur çmimin 35 milionë euro, sulmuesit 24-vjeçar.
Kujtojmë që shuma është e njëjtë me atë që paguan 7 herë kampionët e Champions Ligës, për të siguruar shërbimet e Piontek, një vitë më parë, nga radhët e Xhenoas.
Ndërkaq, klubet e interesuara për sulmuesin polak janë Fiorentina, Aston Vila dhe Newcastle. Pritet me mjaft kureshtje të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit Piontek.