Nëna e “yllit” të Realit tregon ëndrrën e jashtëzakonshme që pa i biri kur ishte vetëm 4-vjeç

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07.01.2020, 16:02

Fede Valverde është futbollisti i momentit te Real Madridi, pasi edhe pse vetëm 21-vjeçar, ai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për Zinedine Zidane.

Madje ka ulur në stol jo në pak raste një emër si Luka Modric. Uruguajani për momentin ndodhet me ekipin në Arabinë Saudite, aty ku Real do të luajë Superkupën e Spanjës.

Së fundmi, vëmendjen e ka vjedhur mamaja e tij, Doris Valverde, e cila në një rrëfim për “Marca” ka zbuluar se djali i saj e ka parashikuar të ardhmen, pasi e ka parë në ëndërr.

Ajo tregoi:

Fede ishte katër vjeç në atë kohë. Ai u zgjua në mëngjes dhe na tha: ‘Mami, babi, pashë në ëndërr sikur isha në një stadium, ku të gjithë po bërtisnin emrin tim dhe ishin të veshur në të bardhë. Flisnin gjuhë të ndryshme nga ne.’ Gjithsesi, historia nuk përfundon këtu, pasi kur Fede ishte 10 apo 11 vjeç, përsëri u zgjua një mëngjes dhe na tha: ‘Mami, ekipi që unë pashë në ëndërr ishte Reali i Madridit."”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit