Jean-Clair Todibo prej kohësh po ndiqet me interes të madh nga Milani dhe akordi ka qenë shumë pranë mes palëve, por situata duket se ka ndryshuar në momentet e fundit.
Mediat italiane raportojnë lojtari nuk është i kënaqur me formulën e transferimit e cila është huazim me të drejtë blerje dhe për këtë arsye, nuk e sheh me sy të mirë një kalim te kuqezinjtë dhe dëshiron të qëndrojë te Barça.
Mësohet se lojtari i ka kërkuar Barcelonës që të përfshijë edhe të drejtën e riblerjes nga Milani, diçka që kurrësesi nuk pëlqehet nga këta të fundit.
Kujtojmë që para pak ditësh, kishte një takim mes drejtorit sportiv të Milanit, Frederik Masara dhe drejtuesve të Barcelonës.
Këta të fundit dhanë miratimin për kalimin e mbrojtësit në Itali, por tani situata duket shumë ndryshe dhe nuk dihet fati i lojtarit francez.