Arsenali arriti të kualifikohet mbrëmjen e djeshme në raundin e 1/16 të FA Cup duke eliminuar 1-0 Lidsin.
Titullar për "Topçinjtë" ishte edhe Granit Xhaka, ndërsa në një moment ka humbur edhe kontrollon në fushën e lojës.
Ai nuk i ka përmbajtur dot nervat dhe me shokun e skuadrës Holding. Shqiptari debatoi me tone të larta dhe të ashpra me Rob Holding, pasi nuk u kombinua si duhej me të.
Kaq ka mjaftuar që për disa minuta Xhaka të mos e fshehë inatin ndaj Holdingut, aq sa është dashur dhe ndërhyrja e lojtarëve kundërshtarë për t’i ndarë.
Ndërkohë, edhe mediat angleze nuk e kanë vlerësuar pozitivisht 27-vjeçarin duke i dhënë notën gjashtë.