Me ardhjen e Artetës në stol, duket se te Arsenali është shtuar entuziazmi dhe tashmë ekipi londinez kërkon të ngjitet sa më lart në tabelën e klasifikimit.
Së fundmi, klubi i "topçinjve", ka kërkuar një përforcim nga Bayern Munich.
Foot Mercato” raporton selondinezët tashmë kanë paraqitur një ofertë zyrtare për blerjen e mbrojtësit gjerman, Jerome Boateng gjatë kësaj merkato janari.
Mësohet se Arsenali është i gatshëm të paguajë rreth 16-18 milionë euro për transferimin e Boatengut në Londër.
Ka qenë vetë trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili kërkon një përforcim të madh në mbrojtje për pjesën e dytë të sezonit dhe Boateng duket emri i duhur.