Cristiano Ronaldo e ka nisur vitin 2020 në mënyrën më spektakolare të mundshme.
Ylli portugez, në sfidën e sotme ndaj Kaljarit, realizoi tripletën e parë në Serinë A, por nuk ishte vetëm kaq.
Veç kësaj, kjo ishte dhe tripleta e parë e dekadës së re, e realizuar nga një futbollist në 5 kampionatet më të forta në Europë.
Gjithashtu Ronaldo u bë portugezi i parë që ka shënuar 3 gola në një ndeshje të Serisë A.
Kujtojmë që ky ishte het-triku i 56-të për CR7 në karrierë, më shumë se çdo futbollist tjetër aktiv në botën e futbollit.
Padyshim disa rekorde të thyera radhazi sot që tregojnë qartazi se Ronaldo jo më kot është një nga futbollistët më të mirë në planet.