Nuk ka më dyshime. Aventura e Eros Grezdës me skocezët e Rangers ka marrë fund. Lajmin e konfirmon prestigjozja britanike "The Sun" e cila raporton se tashmë lojtari do të rikthehet përsëri te kroatët e Osijek.
Pas një viti e gjysmë në radhët e Rangers, Grezda do te largohet nga skocezët, teksa është arritur marrëveshja për rikthimin te Osijeku, aty ku shkëlqeu para se të shkonte në Skoci.
Rangersi, ekipi i cili drejtohet nga Stiven Zherard e bleu Grezdën për shumën e 2 milionë eurove, por aventura e shqiptarit me ta nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Tashmë karriera e Grezdës do të vazhdojë në Kroaci, më Rangers që do të kenë edhe një përqindje fitimi, në rast se Osijeku vendos ta shesë në të ardhmen.