Një fallxhore, lexuese e dorës, e cila kishte bindur një prej klienteve të saj se e bija ishte pushtuar gna djalli, i ka marrë asaj mbi 70 mijë dollarë duke e mashtruar. Ngjarja ka ndodhur në Massachusetts.
Fallxhorja e kishte bindur gruan se duhej t'i paguante herë pas here para, në mënyrë që të largonte djallin nga trupi dhe shpirti i vajzës së saj. Kështu, “viktima” ka paguar plotë 71 mijë dollarë.
37-vjeçarja ishte në drejtim të biznesit të quajtur “Tracey’s Psychic Palm Reader”, për të cilin policia u shpreh se nuk dihet se sa njerëz ka mashtruar dhe kanë rënë viktimë. Zyrtarisht mësohet se fallxhorja quhej Tracey Milanovich.
Ajo i kishte zhvatur paratë klientes së saj dhe të gjitha ia kishte marrë cash, pra jo përmes bankës. Gjithashtu i kishte kërkuar edhe mjaft sende e orendi shtëpiake, të tipit batanije, çarçafë, peshqira etj, në mënyrë që të “largonte djallin” nga e bija.
Më 15 nëntor të vitit të shkuar “viktima” kishte bërë denoncim në polici për fallxhoren, e cila më 27 dhjetor ra në prangat e policisë, pasi u vërtetua se kishte marrë rreth 71 milion dollarë përmes mashtrimit.
Nuk dihet se si viktima e fallxhores kishte hapur sytë për të kuptuar mashtrimin, ndërsa policia bën apel që njerëzit të tregojnë kujdes ndaj këtyre rasteve të turpshme.
***
Burim: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania