Studimi shkencor: Femrat me gjoksin e madh vuajnë më shumë problemet nga i ftohit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.01.2020, 09:38

E dimë të gjithë se sapo fillojnë muajt e ftohtë të dimrit, një pjesë e madhe e njerëzve preken menjëherë nga gripi apo virozat, të cilat janë gjithmonë në qarkullim. Me të hyrë nëntori, apo edhe në fillim të dhjetorit, kudo që jemi, në punë, në shkollë, apo edhe në rrugë, dëgjojmë njerëz që teshtijnë, kolliten ose shfryjnë hundët.

Ndonjëherë mund të mendoni se influencat dhe gripi nuk kanë preferenca sa i takon njerëzve dhe i prek të gjithë. Por në fakt, nuk është aspak kështu. Sipas shkencëtarëve, femrat që kanë gjoksin më të madh, vuajnë dyfish më shumë nga infeksionet në frymëmarrje, në krahasim me femrat që kanë gjoks të vogël.

Kështu, sipas kërkimeve, femrat që kanë një numër gjoksi 4 dhe më të madh, kalojnë mesatarisht 8.3 ditë në vit të sëmura, ndërsa ato që kanë një numër gjoksi më të vogël, vuajnë të paktën 3.8 ditë në vit.

Bëhet fjalë për një kërkim nga shkencëtarët polakë, të publikuar në gazetën “Archives of Sexual Behaviour”. Studimi është kryer në 163 femra të reja, të cilat nuk ishin shtatzënë, të racës kaukaziane (të bardha).

Secila prej tyre u pyet në lidhje me ftohjet, gripin dhe sëmundje të tjera respiratore, nga të cilat ishin prekur gjatë tre viteve të fundit.

Përfundimi i kërkimit ishte ky:

Madhësia e gjoksit ishte e lidhur në mënyrë pozitive me infeksionet respiratore dhe këta dy komponentë, kohëzgjatja mesatare e sëmundjes dhe shpeshtia e përdorimit të antibiotikëve, treguan se gratë me gjinj më të mëdhenj përjetuan episodet më të gjata të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe merrnin më shpesh antibiotikë”.

woman blowing her nose

***

Burim: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit