Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur ditën e sotme në urgjencën e Spitalit Rajonal Vlorë, ku një pacient është parë në tokë dhe askush nuk afrohej për ta ndihmuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, ku qytetari ka qendruar në tokë për rreth 2 minuta shtrirë.
Ky rast është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, ku qytetari shkruan se nuk e di kush mund ta ketë sjellë në urgjencë, por në momentin që ka dalë nga dhoma e ka parë.
Denoncuesi shkruan:
Shpeshherë përsëriten ngjarje të tilla, ku institucionet e Rames nuk ofrojnë menjëherë shërbimin e parë për një pacient apo një person në nevojë.
Ky është shteti i Rilindjes, që i lë pacientët në mes të rrugës dhe askush nuk i zgjat një dorë për ta ndihmuar.
Thjesht kjo është e turpshme!