Ekskluzive/ Del fotoja e punëtorit që humbi jetën në kantier: S’bën nëna më djalë si Elvis Josifi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.01.2020, 20:56

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Korçën, pasi një punëtor mbeti i vdekur në kantierin e ndërtimit.

Viktima quhej Elvis Josifi dhe punonte në një firmë, ku për të pati pasoja fatale, pasi vinçi e zuri poshtë duke i marrë jetën.

Kurse gjatë mbrëmjes së sotme një shok që punonte bashkë me të ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania.

Në mesazhin e tij, ai shkruan se Elvis Josifi ishte një njeri, aq i mirë sa nëna nuk më më të dytë si ai. Po ashtu ai shprehet se do ta mbajnë mend gjithmonë të qeshur dhe se kujtimi i tij do mbetet i paharruar.

Miku i tij ka nisur edhe një foto, ku Elvis Josifi shikohet duke qeshur.

Mesazhi i plotë:

Nuk ben me nena djale si Elvis Josifi.djale qe nuk gjenden fjale per t'a pershkruar ,kush e njohu dhe nuk e donte dhe nuk e respektonte. gjithmon keshtu e mbaj mend te qeshur i shtrenjti Visi vlla te dua i pa harruar do te mbetet perjete ... Ky ishte djale engjell. Shok mik vella gjithcka per mua .kemi punuar bashke.’’

Kujtojmë këtu se sipas deklarimeve të personave të shoqëruar në polici, Josifit i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, duke i çarë kaskën mbrojtëse dhe ai nuk mundi t’ia dalë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit