Shqiptarët i bëjnë gjëmën, turistja del të lypë te 9-katëshet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.01.2020, 15:16

Turistët e huaj në Shqipëri janë një ndër burimet më të mëdha të të ardhurave në ekonominë shqiptare.

Ata vijnë në vendin tonë për shkak të bukurive natyrore të panumërta që të ofron vendi ynë, ku gjen një larmishmëri pasurish natyrore, si dete, lumenj, kanione, male, kodra, fusha, laguna, pyje etj.

Mirëpo, turistët e thuaj jo gjithmonë kanë mbetur të kënaqur në vendin tonë, pasi shpesh janë përballur me situata të pazakonta, ku kanë re pre e incidenteve, siç ndodhi gjatë verës së vitit të kaluar në hotelin e Mihal Kokëdhimës, ose turistë të tjerë që janë dhunuar ose grabitur nga shqiptarë, që përpiqen t'i vënë bojën vendit tonë me veprat e tyre të paskrupullta.

Një rast i ngjashëm është regjistruar së fundmi në Tiranë, ku një turiste e huaj ka rënë pre e një grabitje, ku i janë vjedhur të gjitha paratë.

Ajo është detyruar të dalë të lypë në mes të rrugës në kryeqytet, pranë 9-katsheve.

Siç shihet dhe në fotot e siguruara nga JOQ Albania, turistja e huaj mban një letër në duar, ku kërkon ndihmë dhe tregon atë që i ka ndodhur.

Në letrën që mban në duar shkruhet:

Kam nevojë për ndihmë! Paratë e mia u vodhën. Zoti ju bekoftë!"

Mesa duket, "skifterët" nuk po kursejnë as turistët e huaj tashmë. Kushdo që e ka bërë këtë vepër të turpshme, të pretenduar nga turistja e huaj, harron se i ka vendosur një njollë të madhe vetes dhe vendit ku jeton, pasi ajo nesër do të kthehet në vendin e saj dhe do ta ndajë këtë eksperiencë të keqe në Shqipëri me shumë njerëz të tjerë.

Dhe nga të tilla ngjarje, vendi ynë merr emër të keq në vendet perëndimore, kur nëse i thua dikujt që je shqiptar të shohin me dyshim ose frikë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit