Shqiptari nga Zvicra ndalohet nga policia serbe, familjarët kërkojnë ndihmë: Dërgoi nënën e sëmurë në Beograd për kurim

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.01.2020, 14:30

Një shqiptar i Kosovës është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare të Merdarës.

Bëhet fjalë për shtetasin Nezir Mehmetaj, i cili sipas mediave kosovare është ndaluar për shkak se gjendej në listën e të kërkuarve për krime lufte.

Mehmetajt i është sekuestruar telefoni dhe që nga ai moment nuk ka patur asnjë kontakt me familjarët.

Ndërkohë, një i afërm i Mehmetajt ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehet se ai ka ardhur për pushime në Kosovë.

Sipas tij, Nezir Mehmetaj jeton dhe punon prej 25 vjetësh në Zvicër.

Ai tregon se në momentin e ndalimit nga policia serbe, Mehmetaj ka qenë me nënën e tij dhe një kushëri.

Familjari shprehet se Mehmetaj kishte dërguar të ëmën në një spital në Beograd, pasi u ndalua nga policia serbe pasi po kthehej në Kosovë, pardje rreth orës 19:00.

Më tej, ai thotë se i afërmi i tij është mbajtur për 48 orë në paraburgim dhe akuzohet për "krime lufte".

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ, kemi nevoje per ndihme! Jam nje i aferm i Nezir Mehmetaj. Ai jeton dhe vepron ne Zvicerr mbi 25 vite. Ka ardh per pushime ne Kosove. Nanen e ka te semure dhe u detyru me dergu ne Beograd per sherim. Kur osht kthy e kan ndal ne Merdare policia serrbe pa arsye paradje rreth ores 19:00. Si fillim e kan nis per ne Kushumli pastaj na ka ardh lajmi qe jan tu e dergu ne Beograd. Ee sot ka marr vendim gjykata serrbe per Nezirin. 48 ore paraburgim e i akuzuar per krime lufte. Kkur e kan ndal e kan ndal ne merdare, ka qen me nanen edhe me ni kusheri t'vetin. Nuk dijm kurgjo ma shume per te."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit