Mjerimi ka mbërthyer Shqipërinë, famijet në vendin tonë po varfërohen për ditë e më shumë. Gjatë ditës së sotme një e re ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe ka treguar se halla e saj jeton në varfëri ekstreme.
Ajo tregon se familja e hallës së saj jeton në Qafë Dardhë. Burri i hallës së saj ka disa muaj që është rrëzuar nga mushka dhe ka thyer disa brinjë dhe e ka të pamundur të punojë.
Po ashtu e sëmurë është edhe halla e saj. Kurse kushërira e saj, e cila është vetëm 7- vjeçe nuk shkon në shkollë sepse e ka 30 min larg.
Shtëpia ku jeton kjo familje është shumë e vjetër. Njëri ka djemtë e kësaj familje ka shkuar për punë në Greqi, kurse tjetri qëndron në shtëpi të kujdeset për prindërit.
Kjo familje ka nevojë për ndihëm e të gjithë shqiptarëve për të dalë nga mjerimi, ku gjendet. Ndaj kushdo që mundet t’i ndihmojë sepse kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmë.
Mesazhi i plotë: