Shpërthimi i bombolës së gazit në Tiranë, dalin pamjet e frikshme nga vendi i ngjarjes

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.12.2019, 16:35

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në zonën e Alliasit në Tiranë, ku një bombulë gazi shpërtheu në një banesë private.

Si pasojë e shpërthimit, banesa u përfshi nga flakët, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin brenda.

Dy të moshuarit që jetonin në banesë mbetën të lënduar nga shpërthimi. Ata janë 80-vjeçari, B.H. dhe 77-vjeçarja, N.H.

Fatmirësisht, të moshuarit u nxorrën jashtë nga forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë. Ata u transportuan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen pasojat që ka lënë në banesën private shpërthimi i bombolës së gazit.

Siç shihet dhe në video, shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq, pamje nga shperthimi i bomboles ne allias sot ne dreke. Ishin brenda dy te moshuar, po fatmiresisht me lendime te vogla dhe u shpetuan nga policia. Flm"

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:09 në Allias, në një banesë private ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë banesa është përfshirë nga flakët. Policia së bashku me shërbimin e zjarrfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë mundur të nxjerrin dy të moshuar shtetasit B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe që banonin në banesë, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore . Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit