Një qytetar i Kamzës ka denoncuar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania një problem madhor me të cilin përballen banorët që jetojnë pranë tregut të rrobave.
Ai shprehet se ka të afërm të sëmurë në gjendje kritike për jetën dhe se ka lajmëruar urgjencën e Spitalit të Kamzës për ta marrë.
Mirëpo, problemi qëndron se ambulanca nuk mund të hyjë dot në zonën ku ai jeton, për shkak të tendave të tregut të rrobave.
Qytetari shprehet se ky problem detyron ata që ta nxjerrin të sëmurin me barrelë për gati 100 metra larg shtëpisë.
Sipas tij, tendat janë bërë shkak që në lagje të mungojë siguria, pasi as ambulanca e as zjarrfikësja nuk mund të mbërrijë dot, në rast të ndonjë fatkeqësie të mundshme.
Më tej, denoncuesi thekson se janë ankuar disa herë për këtë problem, por deri më tani organet kompetente nuk kanë marrë asnjë masë për t'i dhënë zgjidhje.
Ai ka dërguar edhe një video, ku shihet se ambulanca nuk mund të kalojë dot për të shkuar tek banesa e tij, pasi s'e lejojnë tendat e tregut.
Mesazhi i plotë: